Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka uruar hapjen e ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem.
Ai thotë se me këtë hap ka nisur një kapitull i ri mes dy vendeve.
“Hapja e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Izrael, nis një kapitull të ri të raporteve mes dy shteteve e popujve”, tha Haradinaj përmes një deklarate në Facebook.
MPJ-ja e Kosovës njoftoi sot se është hapur zyrtarisht ambasada e Kosovës në Jerusalem. Ky hap vjen edhe përkundër kundërshtimeve nga ana e BE-së, nga Liga Arabe dhe nga Turqia.