Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku doli fitues në garën për kryetar të LDK-së.
Pasi mori pozitën, ai foli para delegatëve të LDK-së.
Ka falënderuar kundër kandidatët e tij, Lutfi Hazirin dhe Besian Mustafen, shkruan “Bota sot”.
Po ashtu, Abdixhiku ka thënë se së bashku me Hazirin dhe Mustafën kanë vënë një standard të ri.
"Falënderoj dy kundërkandidatët e mi, z.Haziri dhe z.Mustafa. Të dy me kulturën e tyre politike, origjinale për një veprimtar të LDK-së vendosëm një standard të ri të garës, jo vetëm për LDK-në por për të gjithë spektrin politik shqiptar dhe më gjerë.
Sot po e hapim një faqe të re të rrugëtimit tonë politik, me synime dhe qëllim të qarta për të kthyer LDK-në në vendin e saj origjinal. Përgjatë viteve të shkuara LDK arrit itë kultivojë projekte të saja tradicionale", ka deklaruar Haziri..