Jeton Zulfaj, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë një koment lidhur me zgjedhjen e Lumir Abdixhikut si kryetar i LDK-së.
Ai madje ka komentuar edhe deklaratën e Abdixhikut, duke thënë se kryetari i ri po dëshiron me mbrojtë Kosovën nga mbi 50% të shqiptarëve që votuan Lëvizjen Vetëvendosje.
Ja shkrimi i tij:
Kryetari i "ri" i LDK-se:
"Duhet te mbrohemi nga rreziku i politikave të majta, nga rreziku i populizmit për shpërbërje te Kosoves".
Me pak fjalë LDK dhe kryetari i ri po dojkan me mbrojtë Kosovën nga mbi 50% të shqiptarëve që votuan Lëvizjen Vetëvendosje.
Por edhe nga të varferit, të papunët dhe të nëpërkemburit të cilët mbrohen nga politikat e majta.
"Fillim" i mire ky.