Xhafer Tahiri, kryetar aktual i Komunës së Vushtrrisë, përmes një shkrimi në Facebook, pas zgjedhjes së Lumir Abdixhikut si kryetar i LDK-së, ka thënë se sot u dëgjua zëri për ndryshim në këtë parti.
Madje, ai thotë se është krenar që si degë ngriti zërin për ndryshim.
Ja shkrimi i tij:
Të nderuar aktivist të LDK në Vushtrri e Kosovë,
Nga sot kryetar i LDK është Prof. Dr. Lumir Abdixhiku. U dëgjua zëri juaj për ndryshim.
Jam krenar që dega jonë ishte e para që e ngriti zërin për ndryshim!
Bashkë do të kthejme LDK ku e ka vendin
Shihemi në fitore
#urime