Ish-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar përsëri pas hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
Kësaj radhe, Haradinaj-Stublla ka reaguar ndaj deklaratës së Besnik Tahirit, ministrit në detyrë të MPJD se nuk ka qenë e mundur pjesëmarrja në inaugurim e ambasadës. Ajo tha se kjo është një gënjeshtër e pastër.
“E vërteta është që nuk kanë pasur guxim as vizion për t’a formalizuar këtë akt historik, e as për të punuar jashtë konturave personale/politike për interes afatgjatë shtetëror” shkroi Haradinaj-Stublla në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Është gënjeshtër e pastër deklarata e dhënë sot nga salla e konferencave në MPJD se kinse për shkak të pandemisë nuk paska qenë e mundur pjesëmarrja në inaugurim.
E vërteta është që NUK kanë pasur guxim as vizion për t’a formalizuar këtë akt historik, e as për të punuar jashtë konturave personale/politike për interes afatgjatë shtetëror.
Kaq për tash.