Ish-deputeti i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj ka uruar Lidhjen Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e organizuar sot.
Gjithashtu, Dreshaj e uroi edhe kryetarin e ri të LDK-së, Lumir Abdixhiku për fitoren dhe garën e denjë që e zhvilloi.
“Jam i bindur që LDK ka reflektuar në momentin final kur varej e ardhmja e saj. Uroj që gara të tilla të shohim shpesh në Kosovën tonë demokratike”, shkroi Dreshaj në Facebook, përcjell “Bota sot”
Postimi i plotë
Urimë dhe përgëzime Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kuvendin e organizuar sot.
Një LDK e mirëfilltë i bën mirë edhe Kosovës.
E uroj Lumir Abdixhikun për fitoren në garën e denjë.
Jam i bindur që LDK ka reflektuar në momentin final kur varej e ardhmja e saj.
Uroj që gara të tilla të shohim shpesh në Kosovën tonë demokratike.
G.D