Për zgjedhjen e Lumir Abdixhikut, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, një koment e ka bërë edhe anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Gecaj.
Gecaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se LDK-ja për një muaj bëri një kapërcim të madh.
Sipas tij, nëse asgjë më shumë kjo parti ka kursyer kohën e cila do t’ju duhej për reformë klasike.
Ja shkrimi i tij:
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/14/auto_Screenshot_20210123-104355_Facebook-1000x5001615730524.jpg)
Vetëm një muaj kohë e morën për një kapërcim kaq të madh, e këtë e beri sot LDK- ja, nëse asgjë më shumë ata kanë kursyer kohen e cila do t’ju duhej për reformë klasike e të mundimshme më të tejkonsumuarit.
Sot, politika është thjeshtësuar, vetëm një, një pyetje shtrohet, a je konkurrent për kohën e cila po vjen apo jo. Pyetjet tjera siç duket politika do t’ja len drejtësisë e historisë.