Ish-kandidati për deputet të LDK-së dhe anëtari i kësaj partie, Florian Dushi ka përçuar një mesazh pas Kuvendit zgjedhor ku u zgjodh kryetari i ri i LDK-së.
Ai shprehet se LDK-ja më në fund e riktheu votën e fshehtë të cilën e kishte eliminuar në dy Kuvendet e fundit.
Dushi shprehet se në një votim të fshehtë e fer, garën për të parin e LDK-së e fitoi Kryetari tashmë i ri i LDK-së Lumir Abdixhiku.
Ja shkrimi i tij:
Lidhja Demokratike e Kosovës sot mbajti Kuvendin e saj për zgjedhjen e Kryetarit të ri.
LDK riktheu votën e fshehtë të cilën e kishte eliminuar në dy Kuvendet e fundit.
Përveç Kryetarit të ri, rikthimi i votës së fshehtë dhe demokracisë në LDK, është fitorja më e madhe e saj.
Në një votim të fshehtë e fer, garën për të parin e LDK-së e fitoi Kryetari tashmë i ri i LDK-së Lumir Abdixhiku.
Urime LDK
Urime Kryetar