Lidhja Demokratike e Kosovës pritet që pas pak çasteve të konstituojë edhe Këshillin e Përgjithshëm, pas zgjedhjes së kryetarit të ri, Lumir Abdixhiku.
Abdixhiku fitoi garën për të parin e LDK-së.
Ai ka marrë 191 vota të delegatëve të kësaj partie.
Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa morën 116 përkatësisht 16 vota.