Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i ri i LDK-së, pasi ka fituar garën ndaj Lufti Hazirit dhe Besian Mustafës. Abdixhiku mori 191 vota, i pasuar nga Lutfi Haziri me 116 dhe Besian Mustafa me 16 vota.
E menjherë pas zgjehdjes së Abdixhikut kryetar, ka reaguar edhe kryeministrtri në detyrë edhe ish kanidat i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti.
“Urime të gjithë anëtarëve të LDK-së për një Kuvend Zgjedhor demokratik. Urime Kryetarit Abdixhiku, shëndet e suksese. Do ta ketë mbështetjen e plotë të të gjithëve. Na presin sfida.Falënderime z. Lutfi Haziri dhe z. Besian Mustafa për kontributin e tyre në këtë garë.Kryetarin Isa Mustafa e falënderoj për kontributin e jashtëzakonshëm gjatë 11 viteve në krye të LDK-së”, ka shkruar Hoti në postimin e tij në facebook.