Nga sot në krye të LDK-së, kryetar do të jetë Lumir Abdixhiku. Kështu vendosën delegatët e LDK-së me votim të fshehtë.
Naser Rugova një ndër delegatët, ka shkruar se LDK edhe njëherë dha provimin para popullit.
Sipas tij, shumë prej LDK-së e kanë premtuar unitetin, por pak janë përpjekur që vërtet të na bashkojnë.
“Shpresoj dhe uroj të mos zhgënjehemi”, ka shkruar Rugova në Facebook.
Postimi në Facebook:
LDK e dha edhe njëherë provimin para popullit.
Urime LDK!
Urime Kryetarit të ri.
Shpresoj që vërtet ta mbajë fjalën dhe të angazhohet për unitetin e mirëfilltë të partisë. Shumë e kanë premtuar unitetin, por pak janë përpjekur që vërtet të na bashkojnë.
Shpresoj dhe uroj të mos zhgënjehemi.
Urime dhe vazhdojmë!