Ymeri: LDK e nisi mirë sot, Lumiri është zgjedhja e duhur

Aktuale

Ymeri: LDK e nisi mirë sot, Lumiri është zgjedhja e duhur

Më: 14 mars 2021 Në ora: 17:01
Visar Ymeri

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-deputeti, Visar Ymeri ka përkrahur zgjedhjen e Lumir Abdixhikut si kryetar të LDK’së.

Në një shkrim në Twitter, Ymeri ka thënë se Abdixhiku është zgjedhje e duhur për LDK’së.

Ai ka thënë se Abdixhiku nuk do ta ketë të lehtë pasi që LDK’ja është në gjendjen më të rëndë që nga themelimi, por ky subjekt e ka nisur mirë.

Shkrimi i plotë:

Lumiri është zgjedhja e duhur në LDK.

Është i qartë ideologjikisht, i qëndrueshëm politikisht, e i artikuluar mediatikisht.

Të lehtë nuk e ka. LDK është në gjendjen më të rëndë ç’prej themelimit.

LDK mirë e nisi sot. Pati pluralitet kandidatësh e pranim demokratik rezultati

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat