​Haradinaj viziton njërin ndër komandantët e parë të UÇK-së në Dukagjin

Aktuale

​Haradinaj viziton njërin ndër komandantët e parë të UÇK-së në Dukagjin

Më: 14 mars 2021 Në ora: 18:21
​Haradinaj viziton njërin ndër komandantët e parë të UÇK-së në Dukagjin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, vizitoi bashkëluftëtarin e tij i cili po vuan nga një sëmundje e rëndë.

Haradinaj tha se Ali Avdijaj ishte komandanti i njësisë së parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gramaqel.

“Sot isha në vizitë tek ai. Fatkeqësisht, po përballet me një sëmundje të rëndë, të cilës nuk po i dorëzohet. Evokuam kujtime nga ditët e lavdisë e po ashtu, takova edhe të birin e tij Muhametin, i cili i brumosur me edukatë atdhetare, ishte pjesë e njësive të para të UÇK-së, edhe para daljes publike të saj”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Ai tha se Avdijajt i ka uruar shërim të shpejtë dhe tejkalim të kësaj sfide, si dhe i kishte dhuruar atij medaljen "ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET" për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat