Albin Kurti uron Abdixhikun: Të gjithë mund të japim shumë për Kosovën

Aktuale

Albin Kurti uron Abdixhikun: Të gjithë mund të japim shumë për Kosovën

Nga: A.SH Më: 14 mars 2021 Në ora: 18:40
Albin Kurti

Pas zgjedhjes kryetar të LDK-së së Lumir Abdixhikut, kryetari i VV-së, Albin Kurti ka uruar duke thënë se, është interes i përbashkët i çdo qytetari të Kosovës që partitë politike të hedhin hapa përpara sa i përket demokratizimit të brendshëm.

Ai ka shtuar se nga ana e tij, vullneti e korrektësia për bashkëpunim në interes të vendit e në përputhje me verdiktin që qytetarët dhanë në zgjedhjet e 14 shkurtit, nuk do të mungojë asnjëherë.

Postimi në Facebook:

Dëshiroj të uroj punë të mbarë për z. Lumir Abdixhiku, i cili është zgjedhur kryetar i ri i LDK-së.

Është interes i përbashkët i çdo qytetari të Kosovës që partitë politike të hedhin hapa përpara sa i përket demokratizimit të brendshëm, bashkëpunimit midis opozitës dhe qeverisë për punë të dobishme, por edhe opozitarizmi i fortë për çështje të argumentuara drejt e saktë.

Nga ana ime, vullneti e korrektësia për bashkëpunim në interes të vendit e në përputhje me verdiktin që qytetarët dhanë në zgjedhjet e 14 shkurtit, nuk do të mungojë asnjëherë.

Të gjithë mund të japim shumë për Kosovën, e askush askujt nuk mundet më t’ia mohojë këtë të drejtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat