Arban Abrashi ka uruar kryetarin e ri të LDK-së, Lumir Abdixhikun për fitoren e tij në Kuvendin Zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Përmes një shkrimi në Facebook, ish-kandidati i kësaj partie për kryetar të Prishtinës, thotë se LDK do të rikthehet fuqishëm.
Abrashi ka falënderuar edhe ish-kryetarin Isa Mustafa.
Shkrimi i plotë i Abrashit në Facebook:
LDK sot edhe njëherë dëshmoi se është model i demokracisë. Faleminderit Kuvendarëve,
për bashkëpunimin e mirë e që bënë çmos për të respektuar masat.
Faleminderoj Kryetarin e deritanishëm Isa Mustafa, për kontributin dhe punën e palodhshme, gjatë mandatit në krye të LDK-së
Urime kryetarit të zgjedhur, Lumir Abdixhikut, i cili do të vazhdojë projektet e proceset shtetndërtuese të LDK-së. Së bashku të gjithë, do të forcojmë edhe më tej LDK-në, për t’u rikthyer edhe më fuqishëm
Shëndet