Lidhja Demokratike e Kosovës, ka zgjedhur sot kryetarin e ri të partisë.
Në Kuvendin e saj zgjedhor është parë edhe Hamdi Jaha, ish kandidat për deputet nga kjo parti.
Hamdi Jaha vitin e kaluar mbante postin e drejtorit Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Podujevës, në kohën kur kjo komunë udhëhiqej nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Madje, kishte ndodhur një përplasje mes tij dhe atëherë kandidatit për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari.
Kjo pasi që, Rudari e kishte shkarkuar nga pozita e drejtorit Hamdi Jahën, pak para fillimit të fushatës zgjedhore. Arsyetimi për një gjë të tillë ishte dhënë se Hamdi Jaha kishte punuar kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Media merr vesh se pas shkarkimit nga kjo pozitë, Hamdi Jaha, kishte aderuar në heshtje në Lëvizjen Vetëvendosje.
Por, kalimi i Hamdi Jahës nga LDK në partinë e Albin Kurtit, nuk ishte bërë publik.
Media mëson se Hamdi Jaha aderimin në Lëvizje Vetëvendosje e kishte bërë disa ditë para zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Tani duket se vetë Jaha i ka rënë pishman.
Duke qenë i aderuar në VV, ai ka vendosur që të merr pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, që u mbajtë gjatë ditës së sotme.
Pamje të ditës së sotme të Hamdi Jahës në Kuvendin e LDK-së:
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/14/850x636_160715419_510493256617529_5603469113822413579_n1615749952.jpg)