Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nesër do të mbajë mbledhje të thirrur nga Ramush Haradinaj, kryetar i kësaj partie. E mbledhje do të mbahet të hënën në ora 15:00.
Por nuk dihet arsyeja pse Haradinaj ka ftuar në takim kryesinë e AAK, parti e cila doli e katërta në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kujtojmë që AAK i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Albin Kurtit, lider i Vetëvendosjes, e Vjosa Osmanit, të cilët i kanë ftuar përveç AAK-në, edhe PDK-në e LDK-në në takime të ndara nesër në Kuvend.
E takimi ndërmjet Kurtit e Osmanit me liderin e AAK-së do të mbahet në ora 13:30 ne Kuvend e Kosovës ashtu siç e kishin paracaktuar kandidati për kryeministër e u.d. e Presidentes.