Kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë një kërkesë rreth ish kryetarit të kësaj partie, Isa Mustafës.
Abdixhiku ka propozuar që paraardhësi i tij, Isa Mustafa të shpallet kryetar nderi.
Këtë e ka konfirmuar vet faqja zyrtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
"Me propozim të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, Akademik Isa Mustafa shpallet kryetar nderi!", thuhet në postimin e LDK-së, përcjellë "Bota sot".