Tahiri: Në rrethana tjera kandidati më i përshtatshëm për kryetar të LDK-së do ishte Lutfi Haziri

Aktuale

Tahiri: Në rrethana tjera kandidati më i përshtatshëm për kryetar të LDK-së do ishte Lutfi Haziri

Më: 14 mars 2021 Në ora: 22:12
Lutfi Haziri

Kryetari i LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri thotë se zgjedhja e kryetarit të ri është vetëm hapi i parë i rikthimit të LDK-së.

Tahiri shton se në rrethana tjera kandidati më i përshtatshëm për kryetar do ishte Lutfi Haziri.

“Ky ekip që e zgjodhi kryetarin e ri, ishe në gjendje me i pranu gabimet e të shkuarës.

Zgjedhja e liderit të ri është hapi i parë drejt rikthimit të LDK-së. Kam respekt për Hazirin, më ka përkrahur, në rrethana tjera do ishte zotri Haziri kandidat më i përshtatshëm, kjo edhe për përvojën e tij. Sot LDK e ka rigjetë vetëveten”, deklaroi Tahiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat