Enver Hoxhaj deklarohet pas takimit me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin: Kemi 10 kërkesa

Aktuale

Enver Hoxhaj deklarohet pas takimit me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin: Kemi 10 kërkesa

Më: 15 mars 2021 Në ora: 07:52
Enver Hoxhaj

(E plotësuar 15:29) - Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, pas takimit me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin ka thënë se sjellja e tyre, karshi konstituimit të institucioneve, varet nga dhjetë qëndrimet që ia kanë paraqitur atyre në tavolinë. Lëvizjes Vetëvendosje, si parti fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit, Hoxhaj i ka kërkuar sqarim për disa tema madhore të së kaluarës. Ani pse tha se ishte një takim i mirë dhe konstruktiv, Hoxhaj shtoi se pjesëmarrjen në seanca për zgjedhjen e presidentit nuk e kanë profesion, por janë parti opozitare.

Hoxhaj pas takimit me Kurtin e Osmanin, tha se vendimin final për zgjedhjen e të parit të shtetit do ta marrin në organet e partisë.

Hoxhaj: Kishim një takim shumë të mirë

“Kishim një takim shumë të mirë me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe zonjën Osmani nga koalicioni fitues i këtyre zgjedhjeve. Ishte një takim pas kërkesës tonë si PDK që procesi i formimit të institucioneve mund të ndodh vetëm me një dialog të brendshëm të opozitës dhe atyre që kanë fituar këto zgjedhje. Dua të them që qasja jonë në takim ka qenë konstruktive, por edhe parimore”, tha ai.

Sjelljen e tyre karshi formimit të institucioneve, Hoxhaj tha se do të varet prej qëndrimeve që ia kanë paraqitur Kurtit. Sipas tij, ky i fundit duhet të tregojë nëse distancohet prej dhunës politike, ta sqarojë pozicionin për dialogun, asociacionin, reciprocitetin, mini-shengenin dhe moratoriumin ndërkombëtar.

Hoxhaj: Sjellja jonë në raport me krijimin e institucioneve të reja varet prej këtyre qëndrimeve

“Sjellja jonë në raport me krijimin e institucioneve të reja, para se të merr vendimin PDK varet prej dhjetë qëndrimeve që i kemi ngritur edhe në takim. Së pari meqenëse jemi në hollin e këtij Kuvendi sa herë ka pas zgjedhje të qeverisë, apo zgjedhje të presidentit, ju e dini që institucionet e Kosovës janë sulmuar dhe është ushtruar dhunë ndaj tyre. Në seancë duke hedh gazë dhe së fundi kur e kemi zgjedh presidentin është goditur ndërtesa e Kuvendit. Ne e kemi pyet zotëri Kurtin dhe kemi kërkuar a distancohet prej një dhune të tillë politike sepse nuk janë këto gjëra që kanë ndodhur para 100 vjetësh, por para disa vjetëve. Së dyti meqë dialogu Kosovë-Serbi dhe normalizimi i raporteve është prioritet për institucionet e ardhshme, në të kaluarën z. Kurti dhe LVV kanë thënë se pa kërkuar falje Serbia dhe për pa i gjetë të gjithë të pagjeturit nuk do të ulemi në takim me Beogradin. Së tre kanë pas qëndrim se do ta anulojnë marrëveshjen e për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe. Së katërti e kanë ngritë çështjen e demarkimit të kufirit me Malin e Zi, meqë siç e dini ka një shkëmbim të letrave mes presidentëve dhe parashihet rishikimi i vijës kufitare dhe pyetja që është e rëndësishme për qytetarët është a do ta kthejnë kufirin pikërisht në Zhlep dhe Cakorr. Një temë e cila është përdorur për çështje të politikës së brendshme. A e respektojnë marrëveshjen e Uashingtonit në tërësinë e saj, këtë drejtim cili është qëndrimi i tyre për mini-shengenin. Të cilin ne si PDK e kemi kundërshtuar, por e ka kundërshtuar edhe LVV. Gjatë qeverisë Hoti ju e dini se është suspenduar politika e jashtme e Kosovës, duke hequr dorë nga kërkesa për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Cili është qëndrimi i tyre në raport me një temë të tillë. Gjatë është debatuar edhe për reciprocitetin me Serbinë. A do ta mbështet qeveria e ardhshme një reciprocitet të plotë me Serbinë”, tha ai.

Pas takimit me Kurtin dhe Osmanin, Hoxhaj tha se i është kërkuar pjesëmarrja në seancë gjatë konstituimit të Kuvendit, qeverisë dhe presidentit, por sipas tij, një gjë e tillë nuk do të ndodh nëse nuk ka qartësi të plotë mbi temat që i kanë paraqitur.

Hoxhaj: Nuk jemi parti që pjesëmarrjen e ka profesion, ne jemi opozitë

“Këtë takim që e kishim me zotëri Kurtin dhe Osmani ne do ta diskutojmë në organet e PDK-së dhe do të dalim me qëndrimin tonë se cila do të jetë qasja e PDK-së në raport me krijimin e institucioneve të Kosovës...natyrisht se është kërkuar prania jonë dhe pjesëmarrja jonë në seancë edhe kur zgjidhet Kuvendi, qeveria dhe presidenti. Por ju e dini që ne nuk jemi parti që pjesëmarrjen e ka profesion. Ne jemi opozitë dhe ne vetëm kur shohim qartësi të plotë me këto tema do të marrim qëndrim”, tha ai.

***

Ka përfunduar takimi mes të parit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani me ushtruesin e detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe sekretarin e kësaj partie, Uran Ismaili.

Hoxhaj pas përfundimit të takimit foli për mediat, duke thënë që PDK-ja i ka qëndrimet e qarta, ndërsa tregoi se çka kanë kërkuar nga Kurti.

“Temë kryesore ishte bashkëpunimi për temat e jashtme, ne kemi kërkuar nga Kurti dhe Osmani qartësi për qasjen e tyre me politikën e jashtme, meqë presidenti ka rol në përfaqësimin e Republikës, qeveria ka rol të madh në përfaqësimin e politikës së jashtme, prandaj edhe sjellja jonë në raport me krijimin e institucioneve, para se ta marrim vendimin në organet e PDK-së, varet prej 10 qëndrimeve që i kemi ngrit në takim”, tha Hoxhaj.

I pari i PDK-së zbuloi 10 qëndrimet e partisë së tij, që kërkuan qartësim edhe nga Kurti e Osmani në takim.

“Së pari, sa herë ka pas zgjedhje të qeverisë apo presidentit, ju e dini që institucionet e Kosovës janë sulmuar dhe është ushtruar dhunë tyre, në seancë duke hedh gazë dhe së fundmi kur e kemi zgjedh presidentin, është godit vet godina. Ne e kemi pyet Kurtin a distancohet nga kjo dhunë politike. Së dyti meqë dialogu Kosovë-Serbi dhe normalizimi i marrëdhënieve, Kurti dhe VV-ja kanë thënë se pa kërkuar falje dhe pa i gjetur të gjithë të pagjeturit nuk do të ulen në tavolinë me Serbinë. Së treti kanë pas qëndrim se do ta anulojnë Asocacionin e komunave serbe. Së katërti e kam ngrit si çështje demarkimin e kufijve me Malin e Zi, a do ta kthejë kufirin në Zhleb dhe Çakorr, një temë që është përdor për politikat e brendshme dhe ka qenë e jashtme. A e respektojnë marrëveshjen e Uashingtonit në tërësi dhe në këtë drejtim cili është qëndrimi i tyre për mini-shengenin, që e kemi kundërshtuar ne dhe vet Kurti. Gjatë qeverisë Hoti është suspenduar politika e jashtme përmes moratoriumi duke hequr dorë nga anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, cili është qëndrimi i tyre. A do të vendosë qeveria e ardhshme reciprocitet të plotë ndaj Serbisë. Kemi ngrit një listë të temave, sesi e shohim raportin tonë si opozitë në raport me institucionet që do të krijohen”, deklaroi Hoxhaj.

***

Ka përfunduar takimi i zhvilluar në mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit, u.d së presidentes Vjosa Osmani me u.d së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Pas këtij takimi para mediave është deklaruar u.d së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj i cili tha se në këtë takim kanë paraqitur 10 pika të cilat duan t’i dinë nga drejtur i VV-së, Albin Kurti si dhe nga Vjosa Osmani e që kanë të bëjnë me zhvillimet brenda Kosovës dhe në zhvillimet diplomatike të saj.

Hoxhaj deklaroi se PDK është pro dialogimit dhe se vetëm në këtë formë mund të arrihet diçka në vend.

Deklarimi i plotë i Hoxhajt i bërë para mediave:

Kishim një takim shumë të mirë me kryetarin e VV-së, Albin Kurti dhe zonjën Osmani nga koalicioni fitues i këtyre zgjedhjeve dhe ishte një takim pas kërkesës sonë si PDk që procesi i formimit të institucioneve mund të ndodhë vetëm me një dialog të brendshëm në mes të opozitës dhe atyre që i kanë fituar këto zgjedhje.

Dua tu them se qasja jonë në takim ka qenë konstruktive, por edhe parimore dhe ne kemi pasur kërkesa dhe çështje të qarta të cilat i kemi ngritur në këtë takim.

Së pari mendojmë që në procesin e krijimit të institucioneve qoftë edhe të zgjedhjes së presidentit, para se të flitet për personin duhet të flitet për parime dhe këto parime duhet të përcaktojnë se kush mund të jetë president i ardhshëm i Republikës.

Natyrisht se Kosova ka nevojë për stabilitet e qartësi politike e ne kemi nevojë për lider institucional që e bashkojnë skenën politike, krijojnë unitet tek populli dhe avancojnë marrëdhëniet e Kosovës me botën e jashtme.

Para se të shkojë në një qasje më specifike më lejoni tu kujtojë se meqë jemi në vitin 2021, pas 10 vitesh ky është takimi i parë që ndodhë në një komunikim normal në mes të qeverisë së ardhshme dhe opozitës dhe kjo ndodhë falë kulturës politike të PDK-së dhe qasjes sonë si parti politike që përmes dialogut do të mund të japim secili prej nesh kontributin tonë në krijimin e institucioneve të reja.

Nëse juve u duhet një pamje dua t’ua kujtojë që për herë të parë qeveria dhe opozita janë takuar për të biseduar për procesin e formimit të institucioneve, konkretisht të zgjedhjes së presidentit në vitin 2011 kur ne si PDK e kemi udhëhequr qeverinë dhe me liderin e opozitës z.Mustafa e kemi zgjedhur zonjën Jahjaga si presidente të vendit.

Pas 10 vitesh, në 2021 ndodhë një takim i tillë. Meqë temë kryesore e takimit tonë ka qenë koordinimi dhe bashkëpunimi për temat e politikës së jashtme, më lejoni që t’u them se ne kemi kërkuar nga z.Kurti dhe zonja Osmani qartë si për qasjen e tyre në raport me politikën e jashtme, meqë presidenti i ardhshëm i vendit ka rol në përfaqësimin e Republikës sonë, Qeveria ka rol të madh në formulimin e politikës së jashtme dhe këtu kemi kërkuar një qartësi të plotë. Prandaj edhe sjellja jonë në raport me krijimin e institucioneve të reja të vendit para se të marrë vendimin PDK, para se të marrim vendimin në organet e partisë varet prej 10 qëndrimeve të cilat kemi ngritur në takim.

Së pari meqë jemi në hollin e Kuvendit, sa herë ka pas zgjedhje të Qeverisë në këto 10 vitet e fundit apo zgjedhje të presidentit e dini se institucionet e Kosovës janë sulmuar dhe është ushtruar dhunë ndaj tyre, në seancë duke hedh gaz e së fundi në zgjedhjen e presidentit është goditure dhe vetë ndërtesa e Kuvendit dhe e kujtoj mirë këtë ngjarje si deputet.

E kemi pyetur z.Kurtin a distancohet nga një dhunë e tillë politike, sepse këto gjëra ndodhën para 4-5 vitesh e jo para 100 vitesh.

Së dyti meqë dialogu Kosovë-Serbi dhe normalizimi është prioritet për institucionet e ardhshme në të kaluarën VV dhe Kurti kanë thënë se pa kërkuar falje Serbia dhe pa i gjetur të gjithë të pagjeturit nuk do të ulen në takim me Beogradin. Së treti kanë pasur qëndrim se do të anulojnë marrëveshjen për Asociacioni e Komunave me shumicë serbe. Së katërti kam ngritur çështjen për demarkimin e kufirit me Malin e Zi,meqë e dini ka një shkëmbim të letrave në mes të presidentëve dhe parashihet rishikimi i vijës kufitare dhe është e rëndësishme se a do të kthehet kufiri pikërisht në Zhleb dhe Cakor, një temë që është përdorur për çështje të politikës së brendshme dhe ishte temë e politikës së jashtme. A e respektojnë Marrëveshjen e Uashingtonit në tërësi? Dhe cili është qëndrimi i tyre për marrëveshjen e mini-shengenit, që ne si PDK e kemi kundërshtuar, por edhe vetë z.Kurti dhe VV.

Gjatë qeverisë Kurti është suspenduar politika e jashtme e Kosovës,përmes një memoratoriumi duke heq dorë nga anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare, nga njohja e mëtutjeshme e Kosovës, cili është qëndrimi i tyre?.

A do të vendos qeveria e ardhshme dhe a do të mbështesë presidentja e ardhshme një reciprocitet të plotë, ekonomik e tregtar me Serbinë?

Pra mbetet në listën e temave se si e shohim raportin tonë si opozitë , në raport me institucioneveqë do të krijohen.

Natyrisht se këtë takim që kishim me Kurtin dhe Osmanin ne do ta diskutojmë në organet e PDK-së dhe mandej do të dalim me qëndrimin tonë se si do të jetë qëndrimi jonë dhe cila do të jetë qasja e PDK-së në raport me krijimin e institucione të reja të Kosovës.

***

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enevr Hoxhaj, pas takimit me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin ka thënë se ishte një takim i mirë dhe konstruktiv.

Ai ka thënë se në këtë takim ata ishin parimor dhe konstruktiv, ku ata edhe kanë ngritur çështje, nga të cilat kanë kërkuar qëndrim.

"Kishim një takim shumë të mirë me kryetarin e VV-së Albin Kurti dhe Osmanin si fitues të zgjedhjeve.

Ishte një takim pas kërkesës sonë që duhet diskutim mes pozitës dhe opozitës për formimin e  institucioneve. Ne ishim parimor dhe konstruktiv në takim. Për zgjedhjen e Presidentit para se të flitet për personin duhet të diskutohet për parime që duhet të ketë presidenti. Ne kemi nevojë për unitet.

Kemi kërkuar qartësi polike sa i përket politikës së Jashtme. Sjellja jonë në raport me formimin e institucioneve të reja varet prej 10 qëndrimeve, të cilat i kemi ngritur në takim", tha ai.

“Së pari meqë jemi në hollin e këtij Kuvendi, sa herë ka pas zgjedhje të Qeverisë apo të presidentit, institucionet e Kosovës janë sulmuar dhe është ushtruar dhunë ndaj tyre, në seancë duke hedhë gaz. Së fundi kur e kemi zgjedh presidentin është goditë edhe ndërtesa e Kuvendit, ne e kemi pyetur z. Kurtin a distancohet nga një dhunë e tillë politike”, ka thënë ai.

***

Enver Hoxhaj ka dalë para medieve pasi ka përfunduar takimi me liderin e VV-së, Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.

Ai ka thënë se kanë pasur biseda konstruktive e parimore 

“Kishim një takim shumë të mirë me Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, jemi të lumtur që propozimi jonë u pranua që të dialogojmë me fituesin ne si opozitë”.

Image

“Biseda ka qenë konstruktive dhe parimore”.

“Qasja jonë është se para se të folët për president, të flitet për parime”.

“Ne kemi nevojë për unitet tek populli dhe bashkon politikën dhe ruan partenertitetin ndërkombëtar”.

“Pas 10 vitesh takimi i parë dhe një komunikimi normal mes Qeverisë së ardhshme dhe opozitës”.

Enver Hoxhaj e quan “shumë të mirë” takimin me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin

Kreu në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka folur pas takimit që pati në Kuvend të Kosovës me kreun e LVV-së, Albin Kurtin dhe u.d e presidentit, Vjosa Osmanin.

“Kishim një takim shumë të mirë me kryetarin e LVV-së dhe me zonjën Osmani nga koalicioni fitues i këtyre zgjedhjeve, ishte një takim pas kërkesës sonë që PDK që procesi i formimit të institucioneve mund të ndodhë vetëm me një dialog të brendshëm në mes të opozitës dhe atyre që kanë fituar këto zgjedhje.

Qasja jonë ka qenë konstruktive dhe parimore. Ne kemi pas kërkesa dhe cështje të qarta që i kemi ngritë. Së pari ne mendojmë që në procesin e krijimit të institucioneve edhe ëpr presidentin duhet të flitet për parime para se të flitet për personin”, ka thënë ai.

Hoxhaj në këtë takim ishte me sekretarin e partisë, Uran Ismailin.

Kurti dhe Osmani kanë ftuar në takim kreun e PDK-së, AAK-së dhe LDK-së. Sot të dy do të takohen edhe me Ramush Haradinajn, derisa takimi me kryetarin e ri të Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhikun, sipas këtij të fundit, mund të shtyhet për të premten.

***

Janë bërë më shumë se një orë që ku ka nisur takimi i parë konsultues për formimin e institucioneve të reja të vendit.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ndodhen ende në takim me u.d. së kryetarit të e PDK- së, Enver Hoxhaj. Ky i fundit po shoqërohet nga sekretari i PDK-së, Uran Ismaili.

Pas takimit, pritet të ketë konferencë shtypi.

***

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj dhe nënkryetari i këtij subjekti politik, Uran Ismaili kanë nisur takimin me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe kandidatit për kryeministër, Albin Kurti.

Në këtë takim do të flitet për zgjedhjen e presidentit të ri. LVV synon ta bëjë Vjosa Osmanin presidente, por për këtë s’i ka votat e mjaftueshme. Që Osmani të zgjidhet presidente, nevojiten edhe votat e partive opozitare.

Osmani dhe Kurti i kanë ftuar përfaqësuesit e partive politike, duke kërkuar mbështetje për Vjosa Osmanin.

Pas këtij takimit, Osmani dhe Kurti do të takohen edhe me përfaqësuesit tjerë të partive politike. Sot me ta s’do të takohet kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili dje e mori drejtimin e partisë. 

Image

***

Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen takimet e para për në mes të partive politike për formimin e institucioneve të Kosovës.

Fituesit e zgjedhjeve, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani do të presin në takim krerët e PDK-së dhe AAK-së, shkruan Indeksonline.

Kreu i LVV-së e prijësja e Listës “GUXO” kanë kërkuar nga kreu në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj që të takohen sot në ora 11:00.

Hoxhaj dhe PDK-ja kanë pranuar ftesën e rrjedhimisht ky takim do të mbahet në këtë orë sot në Kuvendin e Kosovës.

Një takim dyshja do ta mbajë edhe me Ramush Haradinajn, kreun e AAK-së.

Në konsultë për formimin e institucioneve të reja, Haradinaj, Kurti e Osmani do të takohen sot në ora 13:30.

Një orë e gjysmë më vonë, Haradinaj ka ftuar mbledhje të kryesisë së partisë të cilën ai e udhëheq.

Megjithatë, një takim me Osmanin e Kurtin nuk do ta mbajnë në LDK.

Kryetari i zgjedhur i këtij subjekti, Lumir Abdixhiku nuk është shprehur i gatshëm që të shihet me liderin e LVV-së dhe Osmanin në ditën e parë të punës si kryetar i Lidhjes Demokratike.

Takimi që ishte thirrur për sot në orën 12:30, sipas Abdixhikut mund të mbahet të premten.

“Tani për shkak të rrethanave të tanishme, gjëja e parë që do ta bëj nesër është që do të dal në zyrat e LDK-së. Unë e falenderoj konstruktivitetin e zonjës Osmani dhe Z. Kurti në lidhje me ftesën. Besoj që kjo është qasja e duhur se si duhet të sillemi, por e kam të pamundur për shkak të konsolidimit të organeve tona dhe konsultave të brendshme. Gjithsesi propozoj të premten si datë për takimin eventual në formatin e njëjtë siç është kërkuar”, ka thënë Abdixhiku dje pasi që me shumicë të votave është emëruar kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat