Sot kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku do të bëjë homazhe te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Kështu thuhet në një njoftim të LDK-së dërguar mediave.
“E hënë, me datë 15 mars 2021, në orën 11:00, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova”.
Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku doli fitues në garën për kryetar të LDK-së.