Kërkohen zgjedhje edhe në këtë parti, propozohet Murat Jashari për kryetar

Aktuale

Kërkohen zgjedhje edhe në këtë parti, propozohet Murat Jashari për kryetar

Nga: A.Zh Më: 15 mars 2021 Në ora: 08:03
Murat Jashari

Pas zgjedhjeve të brendshme që u mbajtën dje në Lidhjen Demokratike të Kosovës, gazetari Xhevdet Pozhari, ka kërkuar që të mbahen zgjedhje edhe në Partinë Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se partia, e cila sipas tij, identifikohet “me hajninë”, mund ta kthejë identitetin e saj vetëm duke zgjedhur kryetar të saj Murat Jasharin, përcjell Bota sot.

Sipas Pozharit, kjo do të bënte shkëputjen e prerë nga “komandantët” milionerë.

Reagimi i Pozharit në Facebook:

Fitorja e Vetëvendosjes imponoi reforma edhe tek të tjerët. Mbi të gjitha, filloi dekriminalizimi i skenës politike.

Duhej të ishe i verbëruar nga urrejtja që mos ta shihje se pastërtia e Albin Kurtit i obligon edhe të tjerët që ishin të zhytur në llumin e biznes-interesave dhe hajnisë.

Duhej të kishe disa dërrasa mangu sa ta vlerësosh ma shumë kalibrin e Besa Gaxherrit sesa Vjosa Osmanit. Apo ta parapëlqesh Dullen para Lumirit. Është krahasimi i ngjashëm sikur Molliqaj të ishte në vend të Kurtit.

Radhën e ka PDK-ja. Edhe për këtë parti që sot identifikohet me hajninë ka shpresë - vetëm nëse e rikthen dinjitetin me emblemën e vërtetë të UÇK-së duke e zgjedhur kryetar të saj, Murat Jasharin. Atëherë do ta bënte shkëputjen e prerë nga 'komandatët' milionerë.

Në këto rrethana, shumëçka do të kthehej për së mbari në këtë shoqëri. Veçanërisht ndershmëria në politikbërje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat