“Bëmë mirë që e prishëm koalicionin me VV-në”, nga partia e Kurtit i reagojnë Mustafës

Aktuale

“Bëmë mirë që e prishëm koalicionin me VV-në”, nga partia e Kurtit i reagojnë Mustafës

Nga: A.Zh Më: 15 mars 2021 Në ora: 08:23
Albin Kurti dhe Albin Kurti

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Liri Loshi, i ka reaguar zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët mendojnë që kjo parti ka bërë mirë që e ka prishur koalicionin me VV-në.

Loshi ka thënë se nëse mendon kështu edhe kryetari i ri i LDK-së Lumir Abdixhiku, atëherë do të ketë përgjysmim të mëtejmë të LDK-së, përcjell Bota sot.

Ai e ka uruar Abdixhikun për postin e ri, duke i dëshiruar suksese.

Isa Mustafa dje edhe pas dorëheqjes nga posti i kryetarit të LDK-së, ka deklaruar se nuk është penduar për prishjen e koalicionit që konsiderohej si i "shpresës".

Postimi i plotë i Loshit në Facebook:

Isa Mustafa, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj ende mendojnë se LDK-ja ka bërë mirë që e ka prishë koalicionin me Vetëvendosjen.

Nëse këta edhe sot pra mendojnë kështu, atëherë pse unë të mos mendoj se elektorati ka bërë mirë që e ka përgjysmuar LDK-në!

Shyqyr që bash si Isa, Agimi dhe Dritoni nuk mendon Lumir Abdixhiku, i cili që po nis një epokë të re të LDK-së, të një LDK-je që më në fund ka mësuar nga gabimet.

Në të kundërtën, mund të kemi përgjysmim të mëtejmë të LDK-së.

Urime dhe suksese Lumir Abdixhikut dhe LDK-së!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat