Kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duhej të luajë rolin e opozitës dhe jo të veprojë sipas dëshirave të Qeverisë Kurti.
Kështu po vlerëson analisti politik Sulejman Mehazi, i cili shton se, LDK-ja është e pakuptimtë që të votojë Qeverinë Kurti.
Mehazi përmes një postimi në Facebook, thekson se, nëse LDK-ja voton Qeverinë Kurti, atëherë sipas tij, është e detyruar të kërkon kulaçin e saj në Qeveri.
“Problemi më i madh është për Vjosa Osmanin, që pretendon të bëhet presidente e Kosovës, pikërisht këtu Abdixhiku për shkak interesave të të LDK-së mund të hyjë në bashkëbisedime koalicionuese me Kurtin, po këto do jenë marrëveshje ambasadash apo konsujsh në dobi të LDK-së, kaq”, shkruan profesori.
Postimi i plotë:
LDK-ja e Abdixhikut për t'u ngritur duhet të luajë rolin e opozitës e jo të veprojë sipas dëshirave qeveritare të Kurtit
Është e pakuptueshme dhe e palogjikshme të kërkohet nga kryetari i ri i LDK-së, Abdixhiku, të votohet qeveria e Kurtit. Nëse LDK-ja voton Kurtin atëherë në cilën anë është, në pozitë apo në opozitë? Teoria politike tregon se partitë opozitare për të marrë pushtetin janë të obliguar të kritikojnë veprimet e partive në pushtet. Nëse LDK-ja voton qeverinë e Kurtit, atëherë është e detyruar të kërkonte kulaçin e vet në qeveri, ku mbetet roli i partisë opozitare e LDK-së, a mendoni se do ngritët lartë LDK-ja duke votuar dëshirat e qeverisë së Kurtit.
Numri i madh i deputetëve të LVV-së na mundëson të themi se, Kurti, nuk ka nevojë për votat e LDK-së, se qeveria e tij do formohet lehtësisht e pa farë problemi me partitë e pakicave jo serbe, kaq.
Problemi më i madh është për Vjosa Osmanin, që pretendon të bëhet presidente e Kosovës, pikërisht këtu Abdixhiku për shkak interesave të të LDK-së mund të hyjë në bashkëbisedime koalicionuese me Kurtin, po këto do jenë marrëveshje ambasadash apo konsujsh në dobi të LDK-së, kaq.