Lidhja Demokratike e Kosovës ka zgjedhur dje kryetarin e një një një Kuvend të punës që është vlerësuar si shembullor. Figurat më të rëndësishme të partisë, bashkë me qindra delegatë nga tërë Kosova dhe diaspora ishin mbledhur dje për të “rimodeluar” partinë.
Por, në tërë këtë ngjarje nuk u pa një nga figurat më të njohura të LDK-së, Arben Gashi.
Ish-shefi i Grupit parlamentar të LDK-së dhe deputeti i sapozgjedhur në Kuvendin e Kosovës nuk ka qenë fare i pranishëm dje në takimin e partisë.
Madje, Gashi ende nuk ka pasur asnjë reagim në rrjete sociale për të uruar kryetarin e ri, Lumir Abdixhiku. Postimi i fundit në profilin e tij në Facebook është dënimi i sulmit të gazetarit, Visar Duriqi.
Media ka tentuar të kontaktonte Gashin rreth heshtjes së tij, por që ai nuk i është përgjigjur thirrjes telefonike.