Ministri në detyrë i bujqësisë, Besian Mustafa, ka publikuar pamje nga homazhet tek varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova, njëherësh lideri i parë i LDK-së, derisa ka thënë se ata shkuan bashkë të unifikuar, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se rrugëtimi i LDK-së si partia më demokratike në vend, nuk është i lehtë.
Por, Mustafa ka thënë se rruga e vështirë, me një ekip të duhur, do ta kthejë bindshëm LDK-në në zemrën e secilit.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Të unifikuar, bëmë homazhe tek varri i Presidentit historik të Kosovës dhe lideri i parë i LDK-së. Rrugëtimi ynë, si partia më demokratike në vend, drejt lavdës së dikurshme, nuk ka për të qenë i lehtë. Por, rruga e vështirë, me një ekip të duhur, bindshëm do e kthejë LDK-në në zemrën e secilit, aty ku edhe e ka vendin!