Hoxhaj me 10 kërkesa për Osmanin e Kurtin, ja çka kërkon nga VV-ja

Aktuale

Hoxhaj me 10 kërkesa për Osmanin e Kurtin, ja çka kërkon nga VV-ja

Më: 15 mars 2021 Në ora: 12:55
Enver Hoxhaj

(E plotësuar 12:58) - Ka përfunduar takimi mes të parit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani me ushtruesin e detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe sekretarin e kësaj partie, Uran Ismaili.

Hoxhaj pas përfundimit të takimit foli për mediat, duke thënë që PDK-ja i ka qëndrimet e qarta, ndërsa tregoi se çka kanë kërkuar nga Kurti.

“Temë kryesore ishte bashkëpunimi për temat e jashtme, ne kemi kërkuar nga Kurti dhe Osmani qartësi për qasjen e tyre me politikën e jashtme, meqë presidenti ka rol në përfaqësimin e Republikës, qeveria ka rol të madh në përfaqësimin e politikës së jashtme, prandaj edhe sjellja jonë në raport me krijimin e institucioneve, para se ta marrim vendimin në organet e PDK-së, varet prej 10 qëndrimeve që i kemi ngrit në takim”, tha Hoxhaj.

I pari i PDK-së zbuloi 10 qëndrimet e partisë së tij, që kërkuan qartësim edhe nga Kurti e Osmani në takim.

“Së pari, sa herë ka pas zgjedhje të qeverisë apo presidentit, ju e dini që institucionet e Kosovës janë sulmuar dhe është ushtruar dhunë tyre, në seancë duke hedh gazë dhe së fundmi kur e kemi zgjedh presidentin, është godit vet godina. Ne e kemi pyet Kurtin a distancohet nga kjo dhunë politike. Së dyti meqë dialogu Kosovë-Serbi dhe normalizimi i marrëdhënieve, Kurti dhe VV-ja kanë thënë se pa kërkuar falje dhe pa i gjetur të gjithë të pagjeturit nuk do të ulen në tavolinë me Serbinë. Së treti kanë pas qëndrim se do ta anulojnë Asocacionin e komunave serbe. Së katërti e kam ngrit si çështje demarkimin e kufijve me Malin e Zi, a do ta kthejë kufirin në Zhleb dhe Çakorr, një temë që është përdor për politikat e brendshme dhe ka qenë e jashtme. A e respektojnë marrëveshjen e Uashingtonit në tërësi dhe në këtë drejtim cili është qëndrimi i tyre për mini-shengenin, që e kemi kundërshtuar ne dhe vet Kurti. Gjatë qeverisë Hoti është suspenduar politika e jashtme përmes moratoriumi duke hequr dorë nga anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, cili është qëndrimi i tyre. A do të vendosë qeveria e ardhshme reciprocitet të plotë ndaj Serbisë. Kemi ngrit një listë të temave, sesi e shohim raportin tonë si opozitë në raport me institucionet që do të krijohen”, deklaroi Hoxhaj.

***

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enevr Hoxhaj, pas takimit me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin ka thënë se ishte një takim i mirë dhe konstruktiv.

Ai ka thënë se në këtë takim ata ishin parimor dhe konstruktiv, ku ata edhe kanë ngritur çështje, nga të cilat kanë kërkuar qëndrim.

"Kishim një takim shumë të mirë me kryetarin e VV-së Albin Kurti dhe Osmanin si fitues të zgjedhjeve.

Ishte një takim pas kërkesës sonë që duhet diskutim mes pozitës dhe opozitës për formimin e institucioneve. Ne ishim parimor dhe konstruktiv në takim. Për zgjedhjen e Presidentit para se të flitet për personin duhet të diskutohet për parime që duhet të ketë presidenti. Ne kemi nevojë për unitet.

Kemi kërkuar qartësi polike sa i përket politikës së Jashtme. Sjellja jonë në raport me formimin e institucioneve të reja varet prej 10 qëndrimeve të cilat i kemi ngritur në takim", tha ai.

“Së pari meqë jemi në hollin e këtij Kuvendi, sa herë ka pas zgjedhje të Qeverisë apo të presidentit, institucionet e Kosovës janë sulmuar dhe është ushtruar dhunë ndaj tyre, në seancë duke hedhë gaz. Së fundi kur e kemi zgjedh presidentin është goditë edhe ndërtesa e Kuvendit, ne e kemi pyetur z. Kurtin a distancohet nga një dhunë e tillë politike”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat