Hoxhaj për çështjen e presidentit: PDK-ja nuk është organ i avancimit të njerëzve në karrierë

Aktuale

Hoxhaj për çështjen e presidentit: PDK-ja nuk është organ i avancimit të njerëzve në karrierë

Më: 15 mars 2021 Në ora: 13:11
Enver Hoxhaj

Kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka folur para mediave pas përfundimit të takimit me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.

Ai ka thënë se i ka parashtruar dhjetë pyetje kreut të VV-së, Albin Kurtit, për të parë se si janë qëndrimet e tyre ndaj temave që PDK-ja i konsideron të rëndësishme.

Por, Hoxhaj ka bërë të ditur se ende nuk kanë marrë vendim nëse do të qëndrojnë në Kuvend për zgjedhjen e presidentit, pasi që sipas tij, partia që ai drejton nuk është organ për avansimin e njerëzve në karrierë.

“Kemi biseduar mbi një orë e gjysmë, debati ka qenë përmbajtësor, ju thash ne jemi opozitë dhe ne si opozitë nuk jemi departament i resurseve njerëzore që ndihmon që të zgjidhet ky apo ai president i vendit, e as organ i avancimit të njerëzve në karrierë. Takimi është ndërtuar në parime dhe ashtu është zhvilluar dhe këtë qartësi që e kam para jush, këtë qartësi e kam pasur edhe në takimin që e mbajtëm“, ka thënë Hoxhaj para mediave.

Ai ka thënë se qëndrimet e PDK-së janë të qarta dhe do të merret vendim në ditët në vijim për çështjen e votimit të presidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat