Ministri në detyrë i Shëndetësisë ka mirëpritur vendimin e Qeverisë në detyrë për ndarjen e 10 milionë eurove për Ministrinë e Shëndetësisë.
Zemaj po ashtu ka thënë se lajm i mirë është edhe mbështetja financiare që do t’i ofrohet personelit shëndetësor dhe atij teknik.
Shkrimi i plotë:
Dy lajme të mira. Personeli shëndetësor dhe teknik i cili ka qenë i angazhuar për menaxhimin e pandemisë, do të përfitojnë edhe mbështetje financiare.
Kjo u bë e mundur sot nga vendimi i Qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 10 milion eurove, të cilat mjete po ashtu do të dedikohen edhe për blerjen e materialeve dhe aparaturave mjekësore.
Falënderoj edhe një herë të gjithë ata që në forma të ndryshme kanë ndihmuar Ministrinë e Shëndetësisë për menaxhimin sa më të mirë të pandemisë.
Po ashtu, Qeveria ka miratuar edhe vendimin për pagesën e specializantëve me vetëfinancim, nga kategoria ekonomike subvencione dhe transfere.