Hoti e Osmani bëhen bashkë për një çështje madhore

Aktuale

Hoti e Osmani bëhen bashkë për një çështje madhore

Më: 15 mars 2021 Në ora: 14:47
Vjosa Osmani dhe Avdullah Hoti

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti dhe ushtruesja e detyrës së Presidencës, Vjosa Osmani janë bërë bashkë për një çështje të rëndësishme për vendit përkundër rivalitetit.

Ish ambasadori i Kosovës, Lulzim Peci ka thënë se me hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, si duket Hoti e Osmani patën një bashkëpunim për këtë.

“Në bazë të Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin e Jashtëm të Kosovës (Neni 5.1) kjo Ambasadë nuk ka mundur të hapet pa dekretim të u.d. Presidentes së Kosovës”.

Ai ka përgëzuar që përkundër rivaliteteve politike kanë gjetur fuqinë të punojnë në interes të vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat