U.D e presidentit, Vjosa Osmani, ka caktuar seancën konstituive të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit, me datën 22 mars, përcjell Bot sot.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga presidenca, derisa thuhet se seanca do të mbahet në orën 10.
Njoftimi i plotë:
U.d. Presidentja Osmani konvokon seancën konstituive të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Kosovës
U.d. Presidentja Vjosa Osmani, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, ka caktuar për datën 22 mars (e hënë) seancën konstituive të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kjo seancë do të mbahet në orën 10:00, teksa përgatitjet për mbajtjen e saj do të kryhen konform procedurave në fuqi.