Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie ka thënë se AAK-ja do të mbetet opozitë konstruktive.
Nitaj tha se se do të jenë konstruktiv në funksionim si parti qoftë në Kuvend, qoftë në selinë e AAK-së.
“Sapo e përfunduam mbledhjen e kryesisë që u mbajt pas takimit që pati kryetari Haradinaj me fituesin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, Albin Kurti. Kemi diskutuar për procesin e krijimit të institucioneve dhe zgjedhjet komunale.
Qëndrimi i AAK-së mbetet që të jetë opozitë konstruktive në temat nacionale”, deklaroi Nitaj.