Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Liri Loshi, ka reaguar pas takimeve të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit me kryetarët e partive opozitare, Enver Hoxhaj (PDK) dhe Ramush Haradinaj (AAK).
Loshi tha se VV nuk ka nevojë të bisedojë me asnjë parti opozitare për postin e presidentit, pasi populli e ka zgjedh Vjosa Osmanin presidente.
Madje, ai befasoi duke thënë se nëse nuk zgjidhet presidenti në Kuvend, vendi të shkojë në zgjedhje të reja.
“Presidenten e ka zgjedh populli. Prandaj, Vetëvendosje s’ka nevojë me fol me kurrkënd tjetër. Mbahet seanca dhe votohet Vjosa Osmani për presidente. Nuk zgjidhet presidentja, shkojmë prapë në zgjedhje” shkroi Loshi në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Presidenten e ka zgjedh populli. Prandaj Vetëvendosje s’ka nevojë me fol me kurrkënd tjetër. Mbahet seanca dhe votohet Vjosa Osmani për presidente. Nuk zgjidhet presidentja, shkojmë prapë në zgjedhje. Kur populli e thotë fjalën e vet qartë, siç e ka thënë kësaj radhe, aty më s’ka nevojë për konsensus të ri. Konsensusi duhet të jetë i vetëkuptuar.
Pse me i dhanë opozitës rëndësinë që nuk e ka? Nuk ka nevojë me u taku hiç me Enver Hoxhajn, me Lumir Abdixhikun, as me Ramush Haradinajn. Bash sa ka nevojë me u taku me Fatmir Limajn a me Behgjet Pacollin.