Analisti qorton Abdixhikun: Edhe në Shtëpi të Bardhë po t’i kërkosh takim dikujt nuk do të zgjastje përtej disa ditëve

Aktuale

Analisti qorton Abdixhikun: Edhe në Shtëpi të Bardhë po t’i kërkosh takim dikujt nuk do të zgjastje përtej disa ditëve

Më: 15 mars 2021 Në ora: 17:32
Lumir Abdixhiku

Analisti politik, Bleron Baraliu ka qortuar kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku për shtyerjen e takimit me Kurtin e Osmanin për të premten.

Ai i ka uruar Abdixhikut sukses e punë të mbarë në krye të LDK-së, por thotë se vendi ka nevojë për vigjilencë e jo sajesa.

Baraliu thotë se edhe në Shtëpi të Bardhë po t’i kërkosh takim dikujt nuk do të zgjastje përtej disa ditëve.

Postimi i tij i plotë:

 …”nuk mundem me u taku deri te Premten” eshte snobizem semantik dhe jo sensitiv ndaj gjendjes.
Mikut tim, Lumirit, i deshiroj me plote sinqeritet sukses dhe pune te mbare ne krye te LDKse – por njekohesisht dua ta qortoj per zvarritje ne keto kohe urgjence, kur vendi ka nevoje per vigjilence e jo sajesa mbi formalitete.
Sa per dijeni, pothuajse secilit person ne Shtepi te Bardhe ti kerkosh takim nuk do te zgjaste pertej disa diteve. Nese je nxene i dashur, takohuni ne ora 24, 1 e mengjesit, 3 – s’ka rendesi, por jo plote 6 dite zvarritje kur Kosova lengon nga plage pandemie e keqpolitikberje!
#KosovaPerpara

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat