Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, pas takimit me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin ka thënë se sjellja e tyre, karshi konstituimit të institucioneve, varet nga dhjetë qëndrimet që ia kanë paraqitur atyre në tavolinë.
I pari i PDK-së zbuloi 10 qëndrimet e partisë së tij, që kërkuan qartësim edhe nga Kurti e Osmani në takim.
Por nga VV-ja nuk po iu pëlqen mënyra e qasjes nga i pari i PDK-së.
Zyrtari i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, në një postim në Facebook, 10 pikat e Enver Hoxhajt i cilëson si postulatet e dështimit të Kosovës nën udhëheqjen e partisë së PDK-së.
Ai ka pyetur Hoxhajn se kush duhet të jap në të vërtetë llogari në këto pyetje.
"10 pikat e Enver Hoxhajt jane 10 postulatet e deshtimit te Kosoves nen udheheqjen e struktures qe tani perfaqeson ai. Kush kujt duhet t'i jep llogari?", ka shkruar Abrashi në Facebook, përcjellë "Bota sot".