Javën e ardhshme pritet votimi i qeverisë së re, me Albin Kurtin kryeministrin, shkruan "Bota sot".
Tashmë edhe disa nga emrat e qeverisë së re janë vendosur në letër nga bashkëpunimi Kurti-Osmani.
Ministria e Shëndetësisë pritet që t'i ketë dy ministra gjatë qeverisjes Kurti.
Gazeta "Bota sot" mëson se fillimisht Arben Vitia do të emërohet ministër i këtij dikasteri, deri në muajin tetor të këtij viti, e më pas të zëvendësohet nga Haxhi Avdyli i Listës Vjosa.
Kjo për shkak se Arben Vitia pritet t'i hyjë garës për të parin e Prishtinës në zgjedhjet lokale që do mbahen në vjeshtën e këtij viti.