Blerta Kllokoqi – Rugova, gruaja e djalit të Ibrahim Rugovës, Ukës, ka publikuar një fotografi të Kompleksit Memorial Ibrahim Rugova.
Ajo ka kritikuar institucionet shtetërore, pasi sipas saj, ky Kompleks nuk u realizua asnjëherë.
“Ky është Kompleksi Memorial Ibrahim Rugova që su bë kurrë!”, ka shkruar Blerta Kllokoqi – Rugova.
E kujtojmë se planifikimi i fillimit të këtij Kompleksi, daton qysh nga viti 2013, por deri më tani nuk është ndërmarr asnjë hap drejt realizimit të këtij projekti që i kushtohet Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova.