Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka bërë të ditur se do i lëshojë karrigen e deputetit në Kuvendin e Kosovës Shemsedin Dreshajt.
Këtë e ka bërë të ditur, përmes një postimi në Facebook, ku ka falënderuar të gjithë ata që e kanë votuar tash e disa mandate.
Ndaj, këtij vendimi të Haradinajt ka reaguar zyrtari i AAK-së, Selim Selimi i cili e vlerësoi lartë aktin e kësaj dorëheqje. Ai zbuloi edhe arsyen e kësaj tërheqje.
“E vlerësoj lartë aktin e dorëheqjes së mikut tim, Daut Haradinaj nga mandati i deputetit në Kuvendin e Kosovës, me qëllim që t’i përkushtohet punës në parti në prag të zgjedhjeve lokale. Dauti ka vendos një standard të ri në përfaqësim, duke i lënë mandatin një mjeku të shquar si Shemsedin Dreshaj, në kohë pandemie”, shkroi Selimi në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
E vlerësoj lartë aktin e dorëheqjes së mikut tim, Daut Haradinaj nga mandati i deputetit në Kuvendin e Kosovës, me qëllim që t’i përkushtohet punës në parti në prag të zgjedhjeve lokale. Dauti ka vendos një standard të ri në përfaqësim, duke i lënë mandatin një mjeku të shquar si Shemsedin Dreshaj, në kohë pandemie. Duke e uruar për mandatin Dr. Dreshajn, jam i bindur se ai do të jetë përfaqësues i fuqishëm i mantelbardhëve në Kuvendin e Kosovës. Tempullit të demokracisë do t’i mungojë zëri më i fuqishëm dhe i artikuluar, Daut Haradinaj