Geci me një “mesazh” për Abdixhikun: Nëse e dëshiron rikthimin e Rugovistëve bëje këtë veprim

Aktuale

Geci me një “mesazh” për Abdixhikun: Nëse e dëshiron rikthimin e Rugovistëve bëje këtë veprim

Nga: N. H Më: 15 mars 2021 Në ora: 22:41
Lumir Abdixhiku

Ish-anëtari i LDK-së, Halil Geci, përmes një shkrimi të gjatë në Facebook ka bërë thirrje që Lidhja Demokratike e Kosovës t’i bëjë kuorumin Vjosa Osmanit për presidente.

Ai madje shkruan se nëse kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pretendon rikthimin e Rugovistëve, duhet që kjo parti ta votojë Vjosa Osmanin.

Ja shkrimi i tij:

Shteti Shtet apo Lumiri Mbretë

Nëse Lumiri dhe LDK tregohen se janë ndërtues të shtetit, ashtu siç e nisen fushatën Shteti Shtet ai pa kushte do ta mbështes bërjen e kuorumit në zgjedhjen e Vjosës Presidente të Shtetit, përndryshe do digjet që në hapin e parë, dhe të gjithë ata që e votuam Lumirin do të zhgënjehen nga veprimet e tij, dhe padyshim se do të dali ajo që thonim mbas Isës- Isë, dhe këtu nuk ka ndryshim se LDK ka mbetur peng i të kaluarës.

Këtu do pasqyrohet marrëveshja e fshehtë Isa-Lumir t’i kundërshto aq sa të dukemi armiq derisa të marrësh partinë, pastaj bënë punën e Mbretit atij Mbreti që të solli në krye të partisë me emrin Isë.

Po të ishte gjallë Rugova, pos Hashimit dhe Listës të Vuçiqit askënd tjetër nuk do ta pengonte ndërtimin e Shtetit Shtet .

Lumir Aga nëse e donë mbështetjen e Rugovistëve larg duart nga Mbreti bëni argat Shtetit Shtet e jo abuzuesve dhe hileqarëve. Për ndryshe loja tinëzare e Isës dhe e jotja ka funksionuar për mrekulli sa për ‘ti lënë jashtë lojës Llapin dhe Anamoravën, ata që e pengonin Isën në vazhdimësi, Isë-Lumir nëse është ndryshe reflekto bene Shtetin mos e qo vendin në zgjedhje!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat