Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli duket se i ka rënë “pishman” urimit që i kishte bërë me rastin e zgjedhjes së Lumir Abdixhikut në krye të LDK-së.
Ai e ka fshirë nga profili i tij, urimin që i kishte bërë Abdixhikut.
Në profilin e tij, nga dita e diele ka mbetur vetëm një fotografi që ai e ka me djalin e tij.
Për më shumë ky ishte urimi i tij që ia kishte bërë dje Abdixhikut:
“Me një besim të fortë se LDK do të kthehet e fortë, unë do të doja të përgëzoja udhëheqësin e ri të sapo zgjedhur të partisë, politikanin e ri e të besueshëm, Lumir Abdixhiku. E ardhmja e Kosovës është brezi i ri!”, kishte shkruar dje Pacolli.