Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, është sqaruar për postimin e fshirë në Facebook, përmes të cilit ka uruar Lumir Abdixhikun për postin e ri si kryetari i LDK-së.
Pacolli thotë se e mori vesh nga mediat që positimi i është fshirë, e ai pretendon se ishte një gabim teknik.
Ai ka uruar sërish Abdixhikun.
Postimi i plotë:
Nga postimet e shumta në fb ose për shkak të një gabimi teknik,( sigurishte pa dashje), vetëm tani, pasi është shfaqur në media, kuptova se postimi im i djeshëm ku urova Lumirin për zgjedhjen e tij si kryetar të Ldk ishte fshir.
Dje, sot dhe tani përgezoi Lumirin për zgjedhjen e tij si Kryetar i LDK-së dhe i uroj punë të mbarë dhe suksese. Besoj se kjo zgjedhje ishin një zgjedhje e mirë për të gjitha palët.