Nga data 17 deri më 19 mars bëhet regjistrimi i deputeteve
Kryesia e Kuvendit ka vendosur 22 marsin si datë ku do të konstituohet Kuvendi i ri i Republikës së Kosovës.
Regjistrimi i deputetëve do të bëhet më 17, 18, 19 mars.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje do të regjistrohen më 17 mars prej orës 9.
Deputetet e PDK-së e LDK-së të enjten më 18 mars, AAK dhe minoritetet regjistrohen më 19 mars.
Të hënë, datë 22 mars, në ora 10:00 mbahet seanca konstituive.
Seanca konstituive kryesohet nga: Deputeti më i vjetër, deputeti më i ri.
Rendi ditës
Formimi i komisionit për verifikimin e mandateve
Dhënia e betimit të deputetëve
Zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetareve të Kuvendit.