Komunitetet pro votimit të Kurtit dhe Osmanit, turqit të pavendosur për votën për kryeministrin

Aktuale

Komunitetet pro votimit të Kurtit dhe Osmanit, turqit të pavendosur për votën për kryeministrin

Më: 16 mars 2021 Në ora: 11:30
Pamje nga takimi

(E plotësuar 16:46) -  ​​Kryetari i Lëvizjes Përparimtare të Romëve të Kosovës, Erxhan Galushi, është takuar me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin dhe ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani. Në takim ai ka konfirmuar votën pro tyre.

Ai ka thënë se do t’i përkrahë të dy, Kurtin për kryeministër edhe Osmanin si presidente.

“Ne si parti nuk patëm kushte specifike, por deshëm që të prioritizohen programet qeverisëse për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, sidomos për komunitetin rom dhe të gjithë së bashku të gjejmë një gjuhë të përbashkët për përmirësimin e gjendjes së përigjithshme për qytetarët e Kosovës. Pra, gjithçka çka është e mirë për Kosovën”, ka thënë ai.

Image

Balje pas takimit me Kurtin dhe Osmanin: E kanë përkrahjen time

Kryetarja e Bashkimit Socialdemokrat nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje ka thënë se do të përkrahë formimin e qeverisë Kurti dhe zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.

Image

Balje tha se ka ma marrë dritën e gjelbër për gjitha kërkesat e tyre në takimin konsultues me Kurtin dhe Osmanin.

Balje: Unë kam dhënë përkrahje edhe për formimin e qeverisë dhe votimin e presidentit

"Kemi pasur një takim shumë konstruktiv dhe kemi bërë marrëveshje për gjëra shumë të rëndësishme për neve boshnjakëve në Kosovë dhe partisë që unë udhëheq. Unë kam dhënë përkrahje edhe për formimin e qeverisë dhe votimin e presidentit", tha ajo.

Ashkalinjtë i japin përkrahje Kurtit dhe Osmanit

Kryetari i Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, Qazim Rrrahmani ka shprehur gatshmërinë për votimin e qeverisë Kurti dhe Vjosa Osmanit si presidente.

Rrahamani pas takimit konsultues me Kurtin e Osmanin tha se kanë parashtruar edhe kërkesën për të qenë edhe pjesë e ekzekutivit.

Rrahmani: Partia e Ashkanlinjëve për Integrim shprehë gatishmërinë për formimin sa më të shpejtë të institucioneve

"Partia e Ashkalinjëve për Integrim shprehë gatishmërinë tonë për formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit, qoftë ajo për qeverinë, ashtu edhe për presidentin. PAK ka shpreh edhe kërkesat e saja para qeverisë që do të jemi pjesëmarrës, nuk kemi pas kushte, por kemi shpreh gatishmërinë për të qenë pjesëmarrës në qeverinë Kurti sepse ne e kemi një deputet dhe dëshirojmë që komuniteti jonë të jenë në qeveri për t'i shërbyer sa më mirë atij", tha ai.

***

Kryetari i Iniciativës së re Demokratike të Kosovës(IRDK) nga radhët e komunitetit egjiptian, Elbert Krasniqi ka shprehur gatishmëri për të votuar formimin e qeverisë Kurti dhe Vjosa Osmanin si presidente.

Pas takimit konsultues me Kurtin e Osmanin, Krasniqi tha se do të konstruktiv në konstatimin e institucioneve.

Krasniqi: Vota jonë do të jetë pro formimit të qeverisë Kurti dhe votë për presidenten Osmani

“IRDK-ja është e përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës me një deputet dhe vota jonë do të jetë pro formimit të qeverisë Kurti dhe votë për presidenten Osmani”, tha ai.

Në vazhdën e takimeve konsultuese për formimin e institucioneve, kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente Vjosa Osmani gjatë tërë ditës kanë takuar përfaqësues të komuniteteve jo shumicë.

Image

Boshnjakët përkrahin Kurtin dhe Osmanin

Kryetarja e Partisë së re Demokratike në Kosovë, e cila përfaqëson komunitetin boshnjak, Emilja Rexhepi deklaroi se do të përkrah formimin e qeverisë Kurti dhe Vjosa Osmanin për presidente.

Këto deklarata Rexhepi i bëri pas takimit që pati me Kurtin dhe Osmanin, ku tha se nuk kanë pasur ndonjë kërkesë në takimin e sotëm.

Siç tha ajo, vazhdon marrëveshja e bërë para një viti e cila do të jetë në funksion të interesave të komunitetit boshnjak.

Rexhepi: Do të votojmë edhe qeverinë Kurti edhe Vjosa Osmanin për presidente

“Siç kemi përkrahur Qeverinë Kurti 1 përkrahim edhe qeverinë 2. Votojmë edhe Qeverinë edhe për President znj. Vjosa Osmani... Ne kemi bërë marrëveshje para një viti dhe vazhdojmë sipas interesave të komunitetit boshnjak”, tha ajo. 

Turqit deklarohen pas takimit me Kurtin e Osmanin

Damka: Presidenten e votojmë, për Kurtin ende s’kemi vendosur

Fikrim Damkën nga Partia Demokratike Turke (KDTP) ka deklaruar se nuk do të pengojnë konstituimin e institucioneve, por nuk kanë garantuar votë për qeverinë Kurti, pasi kërkojnë një ministër në ekzekutiv. Ndërkohë kanë shprehur votë pro zgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente.

Damka pas takimit tha se deri të premten do të vazhdojnë diskutimet me Kurtin rreth zbatimit të kërkesave të tyre.

Damka: Presidentin e votojmë, për Kurtin ende s’kemi vendosur

“Ne i kemi dy deputetë, për krijimin e institucioneve do të qëndrojmë në sallë. Deri më tani nuk kemi pas kushte, por kërkesa. Do të vazhdojmë për ato kërkesa. Sot e kemi pasur vetëm një takim, do të vazhdojnë bisedat për krijimin e qeverisë Kurti. Votat dhe qëndrimi në sallë për presidente do të jenë. Ndërsa për qeverinë Kurti nuk do të bllokojmë, do të japim kontributin tonë për të ardhmen dhe të mirën e Kosovës...nuk kemi vendos a do të votojë ajo, vazhdojmë bisedat deri e premten...krejt kërkesat i kemi parashtrua është kërkesa jonë që të jemi pjesë e qeverisë në nivelin e dikasterit të ministrit. Por bisedat do të vazhdojnë edhe ditët në vijim”, tha ai.

Ndërsa sa i përket çështjes së ambasadës së Jerusalemit, Damka tha se këtë çështje shkurt e kanë biseduar me Kurtin dhe Osmanin, por qeveria e ardhshme shpejtë do të ballafaqohet me të.

Image

Damka: Kërkojmë zgjidhje të përbashkët pwr cwshtjen e ambasadës

“Këtë çështje shumë shkurt e kemi biseduar, por në të ardhmen shumë shpejtë qeveria do të ballafaqohet me në këtë sfidë. Ne do të përcjellim, por varet prej vullnetit të tyre për hapat në këtë çështje. Por ne si dy deputetë do të jemi që të ketë një zgjedhje, bashkë me BE-në OKB-në dhe Turqinë rreth ambasadës”, tha ai.

***

Fikrim Damka nga Partia Demokratike Turke (KDTP) ka deklaruar se nuk do të pengojnë konstituimin e institucioneve, por nuk kanë garantuar votë për qeverinë Kurti. Ndërsa tha se do të qëndrojnë në sallë në momentin e zgjedhjes së presidentit.

“Për krijimin e institucioneve do të qëndrojmë të sallë. Deri më tani nuk kemi pas kushte, por kërkesa. Do të vazhdojmë për ato kërkesa. Sot e kemi pasur vetëm një takim, do të vazhdojnë bisedat. Votat për presidente do të jenë”, tha ai.

Ndërsa sa i përket çështjes së ambasadës së Jerusalemit, Damka tha se këtë çështje shkurt e kanë biseduar.

Kurti dhe Osmani takohen me komunitetet joshumicë

Në vazhdën e konsultave për formimin e institucioneve, fituesit e zgjedhjeve të 14 shkurtit kanë filluar takimet me komunitetet joshumicë.

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani kanë pritur në takim Fikrim Damkën nga Partia Demokratike Turke (KDTP).

Ndërsa gjatë ditës, pritet të takojnë edhe parti tjera parlamentare të komuniteteve jo shumicë.

Ndërkohë, nuk dihet a do të takojnë edhe përfaqësues të Listës Serbe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat