Zyrtari dhe deputeti i ardhshëm i LVV-së, Avni Zogiani, në një postim në Facebook ka thënë se persona brenda LDK-së nuk e duan Vjosa Osmanin presidente.
Ai thotë se pikërisht ata që e shytn LDK-në ta votojnë Thaçi për president, kësaj radhe po bëjnë presion që të mos votohet Vjosa Osmani për presidente.
Sipas Zogianit, rëndësi për ta ka vetëm vazhdimi i sistemit të korrupsionit.
Postimi i tij:
Befasi! Nejse, ne te vertete nuk eshte fare befasi... ata qe shtyen LDK-ne ta votoje Thaçin per president (nje nga momentet e tentim vete-vrasjes se kesaj partie), sot sa po munden te bejne presion qe LDK t'mos e votoje Vjosen per presidente!
Per ta eshte me rendesi me vazhdu sistemi i korrupsionit, asgje tjeter!