Dështoi të bëhet kryetar i LDK-së, Haziri: Do t’i qëndroj prapa Abdixhikut në çdo kohë, për çdo proces e detyrë

Aktuale

Dështoi të bëhet kryetar i LDK-së, Haziri: Do t’i qëndroj prapa Abdixhikut në çdo kohë, për çdo proces e detyrë

Nga: A.SH Më: 16 mars 2021 Në ora: 13:29
Lutfi Haziri dhe Lumir Abdixhiku

Lutfi Haziri i cili ishte kandidat për kryetar të LDK-së, nuk arriti të zgjedhet.

Ai pas fitores së Lumir Abdixhikut përems një shkrimi në facebook, ka thënë se pavarësisht se na shoshitën, analizuan e besa edhe na trazuan për atë se si do ta kalojë LDK procesin e 14 marsit, kjo u dëshmua se krejt ato vlerësime ranë për toke.

“LDK është standard e shkollë politike. Është vet shteti i Kosovës për të cilin do të punojmë pa u ndal”, ka shkruar Haziri.

Postimi në Facebook:

Në muajt e fundit na shoshitën, analizuan e besa edhe na trazuan për atë se si do ta kalojë LDK procesin e 14 marsit. U dëshmua se krejt ato vlerësime ranë për toke.

LDK është standard e shkollë politike. Është vet shteti i Kosovës për të cilin do të punojmë pa u ndal.

Edhe njëherë i uroj për zgjedhjen në krye të LDK’së, Lumir Abdixhikut. Do t’i qëndroj prapa në çdo kohë, për çdo proces e detyrë të rëndë që e parashtroi para delegatëve!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat