Abdixhiku: E djeshma e tyre ka bërë të sotmen tonë; e sotmja jonë bën të ardhmen e fëmijëve tanë

Aktuale

Abdixhiku: E djeshma e tyre ka bërë të sotmen tonë; e sotmja jonë bën të ardhmen e fëmijëve tanë

Nga: A.SH Më: 16 mars 2021 Në ora: 14:21
Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot ishte për vizitë në Prekaz.

Atje nderuan sakrificën themeltare të Jasharajve - dhe me këtë të secilit të rënë për liri.

“E djeshma e tyre ka bërë të sotmen tonë; e sotmja jonë bën të ardhmen e fëmijëve tanë”, ka shkruar ai.

Postimi në Facebook:

Sot me bashkëpunëtorët e LDK-së vizituam Prekazin. Nderuam sakrificën themeltare të Jasharajve - dhe me këtë të secilit të rënë për liri.

Mbi veprat e tyre epokale ne gjejmë rikujtimin tonë të përditshëm se si duhet punuar me nder e dinjitet për vendin tonë të pëbashkët. E djeshma e tyre ka bërë të sotmen tonë; e sotmja jonë bën të ardhmen e fëmijëve tanë. Këtë rrjedhë duhet ta kujdestarojmë me kujdesin më të madh.

Falenderoj kryetarin e Skenderajt, z. Bekim Jashari për pritjen e sotme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat