Lidhja Demokratike e Kosovës të dielen mbajti Kuvendin e ri për zgjedhjen e kryetarit.
Lumir Abdixhiku mori shumicën e votave të delagtëve duke u bërë kështu lideri i subjektit më të vjetër politikë në Kosovë.
Po në këtë kuvend u zgjodhën edhe anëtarët e rinj të Këshillit të Përgjithshëm.
Nga anëtarët e rinj që bie në sy, është emri i avokatit, njëherit këshilltarit të Isa Mustafës, Besnik Berisha.
Për të vazhduar me mikun e ngushtë të Lumir Abdixhikut, Alban Zogaj.
I ri si anëtar është edhe Altin Kika, djali i ish deputetit Agim Kika, njeherit asistent i Avdulla Hotit në kryeministri.
Pjesë e KP të LDK-së tani do të jetë edhe Arbër Ismaili, nënkryetar i Gjilanit.
Jashtë këtij këshilli kanë mbetur disa nga figurat e vjetra të LDK-së, përfshirë Fatmir Sejdiun, Skender Hysenin, Naser Rugova e Melihate Tërmkolli.