Diplomatja Ines Demiri ka shpalosur informacione rreth ceremonisë së hapjes së ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem.
Demiri përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se në ambasadën ka pritur shtetas të Kosovës të cilët studiojnë dhe punojnë në Izrael.
Ajo ka thënë se do të kultivoj marrëdhënie miqësie e bashkëpunimi me pjesëtarët e mërgatës për avancimin e pozitës së komunitetit në Izrael.
“Ishte kënaqësi që në ceremoninë e hapjes së ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem prita bashkatdhetarë studentë e punonjës këtu në Shtetin e Izraelit”, ka shkruar ajo në Facebook..
Postimi i plotë:
Ishte kënaqësi që në ceremoninë e hapjes së ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem prita bashkatdhetarë studentë e punonjës këtu në Shtetin e Izraelit. Do të kultivoj marrëdhënie miqësie e bashkëpunimi me pjesëtarët e mërgatës sonë për avancimin e pozitës së komunitetit kosovar në Izrael, për promovimin e Kosovës dhe vlerave tona dhe për forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve përkatëse. ????