Të dielën e 14 marsit u mbajt Kuvendi Zgjedhor i LDK-së, ku kjo parti zgjodhi kryetarin e ri të saj, Lumir Abdixhikun.
Abdixhiku si kundër kandidatë për të parin e LDK-së kishte Lutfi Hazirin, Besian Mustafën dhe Anton Qunin, e ky i fundit pak para fillimit të Kuvendit Zgjedhor u tërhoq nga kandidatura e tij.
Në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së, Lumir Abdixhiku fitoi bindshëm që në raundin e parë duke marrë 191 vota, kurse dy kundër kandidatët e tij, Lutfi Haziri 119 dhe Besian Mustafa 16 vota.
Menjëherë pas zgjedhjes si kryetar i LDK-së, Abdixhiku mori urime nga të gjithë kundërkandidatët e tij dhe nga shumica e zyrtarëve të LDK-së.
Por u vrejt mungesa e urimit nga nënkryetari i LDK-së në kohën e Isa Mustafës, Agim Veliu.
Veliu që nga e diela akoma nuk ka folur rreth zgjedhjes së kryetarit të ri të LDK-së.
Madje gjatë ditës u raportua se Agim Veliu ka shkarkuar nga detyra shoferin e tij personal nën arsyetimin që i njejti kishte lobuar që Lumir Abdixhiku të fitojë në garën për të parin e LDK-së.
Redaksia ka tentuar gjatë tërë ditës që të flasë me Veliun rreth kësaj çështje, por ish-nënkryetari i LDK-së ishte i paqasshëm.