Gjashtë qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covidit në Vushtrri.
Kjo ka bë që të reagon ish-nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzaqi, i cili pas prishjes së koalicionit me LDK-në, u larguan nga detyra nga kryetari i komunës Xhafer Tahiri.
Muzaqi shprehet i shqetësuar pas kësaj që po ndodh në Vushtrri, teksa ka kritikuar autoritetet e komunës që akoma nuk ka emëruar drejt të Shëndetësisë pas shkarkimit të Sylejman Mehollit i cili është anëtarë i LVV-së.
“I bëjë thirrje autoriteteve komunale që ta lënë anash agjendën politike ditore të paktën në raport me shëndetësinë. Për më tepër tash e gati dy muaj në situatë pandemie nuk kemi as Drejtor të emëruar në Drejtorinë e Shëndetësisë, që kur nga aty u shkarkua një profesionist shembullor, Dr. Sylejman Meholli , i cili dha shembullin më të mirë me punën dhe përkushtimin e tij për reformat në shëndetësi”, shkruan Muzaqi, përcjell gazeta “Bota sot”.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Komunës së Vushtrrisë, jemi dëshmitarë se si në javët e fundit është rritur numri i të infektuarve me Covid 19 si dhe numri i viktimave.
Jam i shqetësuar se si vetëm në dy ditët e fundit kemi humbur 6 qytetarë tanë nga Covid 19. Si deputet i zgjedhur dhe si kryetar i subjektit më të madh politik në Vushtrri shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve që kanë humbur familjarët.
I bëjë thirrje autoriteteve komunale që ta lënë anash agjendën politike ditore të paktën në raport me shëndetësinë. Për më tepër tash e gati dy muaj në situatë pandemie nuk kemi as Drejtor të emëruar në Drejtorinë e Shëndetësisë, që kur nga aty u shkarkua një profesionist shembullor, Dr. Sylejman Meholli , i cili dha shembullin më të mirë me punën dhe përkushtimin e tij për reformat në shëndetësi.
Nuk guxojmë dhe nuk duhet të lejojmë që kalkulimet e brendshme apo të jashtme politike të shkojnë në dëm të shëndetit publik të qytetarëve. Prandaj reflektoni sepse jeta dhe shëndeti i qytetarëve është i shenjët!
Me respekt,
Besim Muzaqi